Sturnaras: Po e vemë Greqinë në të njëjtën kategori me Zambian

Guvernatori i bankës qendrore greke ”Bank of Greece”, Janis Sturnaras kundërshtoi vendimin e qeverisë për shtyrjen e pagesave Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për më 30 qershor, njoftoi website grek GreekReporter.

Sturnaras: Po e vemë Greqinë në të njëjtën kategori me Zambian

”Sturnaras i kërkoi qeverisë që të mënjanonte një lëvizje të tillë sepse ajo dëmtonte imazhin e vendit dhe mund të kishte një pasojë të pakëndshme”, tha GreekReporter.

“Po e vemë Greqinë në të njëjtën kategori me Zambian”, deklaroi Sturnaras duke iu referuar vendit afrikan që shtyu pagesat ndaj FMN-së gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar.

Sipas medias ndërkombëtare, Greqia është vendi i parë i zhvilluar që shtyn pagesat ndaj FMN-së.

FMN-ja tha se autoritetet greke kanë premtuar pagesën e plotë të borxhit prej 1,6 miliardë euro më 30 qershor. Kjo lëvizje është në përputhje me legjislacionin e vitit 1970 dhe është teknikisht i pranueshëm nën rregullat e FMN-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme