Merkel kërkon intensitet më të madh në bisedime me Greqinë

Vërejtjet e kancelares gjermane vijnë pas takimit të së martës, në mes udhëheqësve kreditorë institucional të Greqisë

Merkel kërkon intensitet më të madh në bisedime me Greqinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje për nevojën e një intensitet më të madh në bisedimet për masat e shpëtimit të Greqisë.

Vërejtjet e kancelares gjermane vijnë pas takimit të së martës, në mes udhëheqësve kreditorë institucional të Greqisë - FMN-së, BQE-së dhe BE-së, në një përpjekje të re me qëllim të përshpejtimit të progresit.

"Puna tani duhet të vazhdohet me një intensitet më të madh" tha Merkel në një deklaratë të martën.

Ajo tha se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kreditorët institucional në ditët e fundit dhe mendon se kjo të vazhdoj edhe në ditët e ardhshme mes tyre dhe natyrisht edhe me qeverinë greke.

Qeveria greke duhet të bëjë pagesën e rreth 2 miliardë dollarëve deri në fund të qershorit. Nuk është e qartë nëse qeveria do të jetë në gjendje për ta bërë këtë pagesë, përveçse nëse miratohet kësti i ardhshëm i fondeve të shpëtimit.

Një takim i Ministrave të Financave të Eurogroup-it është planifikuar në Luksemburg më 18 qershor. Pritet që qeverisë greke ti paraqitet një propozim i përbashkët nga kreditorët institucional para takimit.

Greqia duhet të kryej detyrimet e saj, sepse Banka Qendrore Evropiane mund të vendosë kontrolle të kapitalit në bankat greke, duke kufizuar tërheqjet, siç ka vepruar me administratën e pjesës greke të Qipros gjatë krizës, nëpër të cilën kaloi në vitin 2013.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme