Irani mund të përdorë "Rrjedhën Turke" për të çuar gazin në BE

Drejtori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare i Ndërmarrjes Shtetërore të Iranit për Gazin Natyror, Azizollah Ramazani, ka thëne se Irani mund të përdorë “Rrjedhën Turke”për të transportuar gazin e tij në Evropë.

Irani mund të përdorë "Rrjedhën Turke" për të çuar gazin në BE

Sipas lajmit të servirur nga agjencia iraniane e lajmeve, RIA-Novosti, Drejtori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare i Ndërmarrjes Shtetërore të Iranit për Gazin Natyror (NIGC), Azizollah Ramazani, ka deklaruar se Irani ka pesë, gjashtë destinacione për transportimin e gazit. "Për të transportuar gazin tonë drejt Evropës mund të përdorim ‘Rrjedhën Turke’ dhe kjo është e mundur, por në lidhje me këtë nuk janë zhvilluar ende bisedime. Pikat, ku mbërrijnë linjat e tubacioneve të gazsjellësit të Rusisë dhe Turqisë, në të njëjtën kohë mund të jenë edhe pika destinacioni të tubacioneve të Iranit për në Evropë", nënvizon Ramazani.

Ramazani thotë se për transferimin e gazit natyror të Iranit në Evropë krahas Turqisë po vlerësohen edhe alternativat që kalojnë nga Deti i Zi, Siria, Iraku dhe Mesdheu. “Në rast se do të hiqen sanksionet e vendosura ndaj Iranit nga Evropa, atëherë kjo do të ishte edhe hapi i parë për bisedimet”, ka shtuar ai.

Zyrtari iranian ka theksuar se destinacioni më i mirë për Teheranin do të jetë "destinacioni më i përshtatshëm dhe më ekonomik", dhe ka pohuar se vendimin se cilin destinacion do të zgjedhin, do ta japin pasi të hiqen sanksionet që i zbatohen nga vendit të tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme