Dijsselbloem: Progresi me Greqinë i pamjaftueshëm për financim

Përparimet e bëra në bisedimet me Athinën për reformat, që duhet të vihen në jetë për zhbllokimin e financimeve jetësore për ekonominë greke, janë të pamjaftueshme, deklaroi të martën Presidneti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.

Dijsselbloem: Progresi me Greqinë i pamjaftueshëm për financim

"Ka përparime, por janë të pamjaftueshme", deklaroi Dijsselbloem, i cili mban edhe postin e ministrit të Financave të Holandës, në një intervistë me televizionin privat holandez, "RTL".

"Qeveria greke u ka paraqitur të hënën në mbrëmje kreditorëve ndërkombëtarë një plan reformash të plotë dhe realiast, me qëllim për të marrë zhbllokimin e një financimi afatshkurtër jetësor për ekonominë e saj", njoftoi dje nga ana e tij Kryeministri grek, Aleksis Tsipras.

"Natën e kaluar, një plan i plotë iu paraqit kreditorëve të vendit, FMN-BQE-BE", deklaroi shefi i ekzekutivit të Greqisë për gazetarët gjatë një vizite në Ministrinë e Arsimit, duke i cilësuar propozimet e Athinës si realiste për daljen e vendit nga kriza ekonomike dhe sociale.


Moscovici: Progres serioz në çështjen greke, por ende ka rrugë http://ow.ly/NKUjc

Posted by Trt Albanian on 2 Haziran 2015 Salı

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme