Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kosovë-FMN, gatishmëri për forcimin e bashkëpunimit

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Hykmete Bajrami, priti të premten në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jacques Miniane, shef i Misionit të FMN-së për Kosovën dhe Frank Lakwijk, përfaqësues rezident i FMN-së në Kosovë.

Kosovë-FMN, gatishmëri për forcimin e bashkëpunimit

Përfaqësuesit e FMN-së u interesuan për zbatimin e projekteve me interes kapital për Kosovën, përfshirë projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, projektin e ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike dhe projektet e infrastrukturës rrugore.

Ministrja Bajrami i njoftoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me aktivitetet e MTI-së si dhe progresin e deritanishëm në zbatimin e projekteve zhvillimore në vend.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme