BEE-Vietnam, nënshkruhet marrëveshja për tregtinë e lirë

Rusia dhe aleatët e saj të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (BEE) nënshkruan të premten krijimin e një zone të tregtisë së lirë me Vietnamin, në kuadër të tensioneve mes Moskës dhe partnerëve perëndimorë, njoftoi qeveria ruse.

BEE-Vietnam, nënshkruhet marrëveshja për tregtinë e lirë

Marrëveshja në fjalë u nënshkrua nga kryeministrat e vendeve përkatëse në kuadër të një takimi në Kazakistan të kryeministrave të shteteve anëtare të BEE-së (Rusi, Bjellorusi, Kazakistan, Armeni, Kirgizi).

"Bëhet fjalë për një marrëveshje, që do të aplikohet nëpërmjet etapave", theksoi Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedev.

"Jam i sigurt se kjo marrëveshje do të jetë e dobishme për ekonomitë e vendeve tona", shtoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme