Draghi: Momenti më i mirë për reformat është tani

Momenti më i mirë që qeveritë evropiane të ndërmarrin reforma para se të ndihmojnë në uljen e papunësisë është tani, theksoi të shtunën presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Mario Draghi.

Draghi: Momenti më i mirë për reformat është tani

Momenti më i mirë që qeveritë evropiane të ndërmarrin reforma para se të ndihmojnë në uljen e papunësisë është tani, theksoi të shtunën presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Mario Draghi duke shtuar se shumë mosmarrëveshje do të ishin një rrezik për unionin monetar.

“Nuk do të ketë moment më të mirë për të bërë reforma se tani”, deklaroi Mario Draghi, me rastin e një forumi të bankierëve qendrorë dhe ekonomistëve, organizuar nga institucioni monetar i Frankurtit në Sintra, jo shumë larg Lisbonës.

Në hapje të këtij forumi, tema e të cilit është inflacioni dhe papunësia në Evropë, presidenti i BQE-së kishte theksuar tashmë se kushtet ekonomike nuk kishin qenë kurrë kaq të mira në Evropë që prej fillimit të krizës ekonomike, shtatë vjet më parë dhe për këtë arsye kushtet ishin pothuajse shumë të mira për të ndërmarrë reforma strukturore para se zona euro të mundësojë riforcimin e perspektivave të rritjes ekonomike dhe t’i rezistojë më mirë goditjeve të tjera në të ardhmen.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme