Klimë konstruktive në takimin Cipras-Merkel-Hollande

Në një klimë konstruktive u realizua takimi ndërmjet kryeministrit grek, Aleksis Cipras, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, François Hollande, sipas burimeve qeveritare.

Klimë konstruktive në takimin Cipras-Merkel-Hollande

Gjatë takimit që zgjati rreth dy orë, të tre liderët ranë dakord se është shënuar progres i rëndësishëm.

Biseda u fokusua në çështjet e mbetura hapur.

Sipas të njëjtave burime, kryeministri grek parashtroi perspektivën e daljes nga kriza që do të sjellë një marrëveshje me sfond afatgjatë.

Nga ana e tyre, Merkel dhe Hollande e mirëkuptuan nevojën e një marrëveshjeje me sfond të tillë dhe shprehën vullnetin e tyre që të ndihmojnë madje edhe personalisht nëse nevojitet, me qëllim që të arrihet së shpejti marrëveshja.

Më tej biseda kishte të bënte me kushtet e marrëveshjes dhe me të ardhmen.

Pati klimë pozitive në lidhje me një plan të fuqishëm investimesh për nxitjen e zhvillimit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme