Greqia pranë arritjes së marrëveshjes me kreditorët

Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis theksoi të hënën në mbrëmje se priste që javën e ardhshme të arrihej një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë.

Greqia pranë arritjes së marrëveshjes me kreditorët

Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis theksoi të hënën në mbrëmje se priste që javën e ardhshme të arrihej një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë, FMN dhe BE që do të shpëtonte vendin nga falimentimi.

“Mendoj se jemi shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me kreditorët”, theksoi Varufaqis për një televizion grek duke hedhur poshtë largimin e vendit nga eurozona.

Ai shtoi se sipas kreditorëve kishte ardhur koha për arritjen e një marrëveshjeje duke nënvizuar se të do të refuzonte çdo kompromis që ai e konsideron jopraktik.

”Ju siguroj se nëse do të përballemi me dilemën për të paguar një kreditor që refuzon të nënshkruajë marrëveshjen me ne dhe në anën tjetër një pensionist, ne do të paguajmë pensionistin. Unë shpresoj se do të jemi në gjendje t’i paguajmë të dy palët”, -shtoi Varufaqis.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme