Greqia i paguan FMN-së 750 milionë euro nga fondi i urgjencës

Greqia ndërmori procedurën e rimbursimit të 750 milionë eurove për FMN-në, me propozim të Bankës Greke nga një fond urgjence i institucionit dedikuar nevojave të jashtëzakonshme.

Greqia i paguan FMN-së 750 milionë euro nga fondi i urgjencës

Greqia ndërmori procedurën e rimbursimit të 750 milionë eurove për FMN-në, me propozim të Bankës Greke nga një fond urgjence i institucionit dedikuar nevojave të jashtëzakonshme, njoftoi një burim i Bankës Greke.

“Bëhet fjalë për një iniciativë të guvernatorit të Bankës Greke, Jannis Sturnaras, për të dalë nga bllokimi”, theksoi i njëjti burim.

Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis, theksoi të hënën, pas një takimi të ministrave të Financave të zonës euro, se çështja e likuiditeteve ishte shumë urgjente për Greqinë, pasi vendi rrezikonte të përballej me mungesë likuiditetesh brenda dy javëve, ndërkohë që Athina dhe kreditorët nuk kanë arritur një marrëveshje për financimin e vendit.

Ai theksoi gjithashtu se Eurogroupi nuk i kishte gjykuar të arsyeshme bisedimet mbi problemin e likuiditeteve duke preferuar të insistonte publikisht mbi progresin e bërë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme