Davosi i Ballkanit

Kanë përfunduar përgatitjet për Forumin e Biznesit të Bosnje-Hercegovinës, që do të zhvillohet në datat 13-14 maj në Kryeqytetin Sarajevë.

Davosi i Ballkanit

Përgjegjësi i organizimit, Amer Bukviç, dha një reportazh të veçantë për Radio Televizionin Turk TRT dhe i bëri një vlerësim forumit duke thënë: “Objektivi i Forumit të Biznesit është që potencialin aktual duke e përdorë në unitetet e bizneseve ekonomike, në tregti dhe në turizëm të parakalohen tensionet politike, grindjet dhe luftërat dhe në vend të këtyre të fundit, në lidhje me Ballkanin të jepet mesazhi i drejtë”.

Tema e forumit për këtë vit është: “Një ekonomi e vetme, një rajon i vetëm”.
Kontributi më i madh i Forumit që mirëpret shumë të ftuar edhe nga jashtë vendit, është Turqia.

“Unë kam ardhur në Turqi veçanërisht për të falënderuar Kryeministrin Ahmet Davutoglu. Ai është bërë një vizioner për ne dhe na përcjellë mendimin se duhet ndryshuar mentaliteti i Bosnjës. Duke na ndryshuar edhe aspektin që shihnim botën e biznesit, ka qenë gjithmonë një mbështetje që nga dita që ka filluar forumi e deri më sot” tha Amer Bukviç.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme