Tregu turk i automobilave rritet me 57%

Tregu i përgjithshëm i automobilave dhe automjeteve të lehta tregtare në Turqi në katër muajt e parë të vitit 2015 është rritur me 57,11% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregu turk i automobilave rritet me 57%

Shitjet e automobilave në periudhën janar-prill 2015 kanë regjistruar një rritje në raportin 49,265 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Gjatë kësaj periudhe gjithsej në Turqi janë shitur 197 mijë e 202 automobila.

Kurse tregu i automjeteve të lehta për përdorim komercial në katër muajt e parë të vitit 2015 është rritur 85,54% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm dhe ka arritur në 67 mijë e 648 copë.

Ndërsa shitjet në tregun e automobilave dhe automjeteve të lehta për qëllime tregtare në muajin prill 2015 janë realizuar me 91 mijë e 602 copë. Po ta krahasojmë këtë shifër me muajin prill të vitit 2014, del se kemi një rritje në raportin 71,85%.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme