Rusi - Fitimet e Gazpromit bien me 86 për qind në vitin 2014

Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, ka regjistruar një rënie të madhe në fitimin vjetor. Fitimi i kësaj kompanie është pakësuar me 86 për qind në krahasim me një vit më parë.

Rusi - Fitimet e Gazpromit bien me 86 për qind në vitin 2014

I renditur mes kompanive me fitimet më të larta në botë deri pak vite më parë, sot gjiganti rus i energjisë po kalon ditë të vështira.

Fitimet e Gazpromit kanë pësuar një rënie drastike si kurrë më parë.

Sipas raportit financiar të vitit 2014, fitimi i kompanisë ruse është 3 miliardë dollarë; ndërkohë që një vit më parë fitimi ishte 21 miliardë dollarë.

Bëhet e ditur se arsyet e rënies së fitimeve të Gazpromit janë zhvlerësimi me 50 për qind i rublës përballë dollarit amerikan dhe sanksionet, që iu vendosën Rusisë për rolin e saj në krizën ukrainase.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme