Tsipras: Greqia është mashtruar nga Dijsselbloem dhe Draghi

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka pretenduar se Greqia është mashtruar nga Jeroen Dijsselbloem dhe Mario Draghi.

Tsipras: Greqia është mashtruar nga Dijsselbloem dhe Draghi

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, në lidhje me negociatat me BE-në ka theksuar se qeveria e tij ka "vijat e kuqe", ndërsa shtoi se në rast se paraqitet një situatë që tejkalon këto do të shkojnë në votim popullor.

Tsipras në një program në televizion vlerësoi negociatat e vazhdueshme me BE-në në lidhje për risigurimin e rrjedhjes së parave për Greqinë. Ai duke pretenduar se Greqia është mashtruar nga kryetari i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem dhe kryetari i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, tha se Dijsselbloem dhe Draghi pas marrëveshjes së 18 shkurtit i kanë premtuar Greqisë se do të lirojnë lëvrimin e parave, por se ata nuk kanë mbajtur premtimet e tyre.

Tsipras tha gjithashtu se: "Gabuam, sepse na gënjyen. Pas 20 shkurtit do të vazhdonte lëvrimi i parave. Ne u bindëm ndaj fjalëve premtuese të kryetarit të Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem dhe nga kryetari i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi në lidhje me këtë çështje. Gabuam që nuk kërkuam një marrëveshje me shkrim".

Kryeministri i Greqisë i cili luhatjet në negociatat e vazhdueshme me partnerët evropianë dhe Greqisë i cilëson si "lojëra të negociatave" , tha se qeveria ka disa “vija të kuqe” dhe se janë të vendosur që të mos i tejkalojnë ato.

Ai u shpreh se takimet në Bruksel janë një çështje kombëtare. "Nëse na sjellin në valën e fundit, ai që do të vendosë më tej do të jetë populli, por jo me zgjedhje, por me votim popullor. Nuk bëhet fjalë për zgjedhje".

- Nuk bëhet fjalë për dalje nga Euro -

Tsipras u shpreh se është optimist pavarësisht vështirësive në negociata dhe beson se do të arrihet një rezultat pozitiv. Ai ka pohuar gjithashtu se nuk bëhet fjalë për falimentim dhe dalje të Greqisë nga Eurozona.

Tsipras gjithashtu ka vlerësuar se: "Vizioni im nuk është një Greqi jashtë Evropës. Ne vuajmë në negociata që populli grek të mos vuajë më tepër".

- Mund të ketë privatizime -

Kryeministri grek ka cekur edhe çështjen e privatizimeve, duke theksuar se edhe pse qeveria ka mendime të ndryshme për shitjen e pasurive publike, në lidhje me këtë çështje ajo mund të hedhë një hap prapa.

Tsipras ka theksuar se: "Privatizimi është i mirë nëse çmimet e shitjes janë të mira. Por një pjesë e privatizimeve duhet të qëndrojë në vend, nuk duhet të shkojmë tek borxhi. Nëse do të arrihet një marrëveshje mund të ketë privatizime për kompaninë e shpërndarjes së gazit DEFSA, hipodromi dhe disa pasuri të paluajtshme. Edhe pse në këtë pikë ka mendime të ndryshme, nëse do të jetë e nevojshme do të bëjmë vlerësimin e disa pronave publike për të dalë nga kriza".

- " Varufakis ka merita në qeveri " -

Tsipras i cili i është përgjigjur pyetjeve rreth ndryshimeve në stafin e negociatorëve të Greqisë në Bruksel tha se Ministri i Financave Yannis Varufakis i ka ndjekur negociatat që në fillimin e tyre, por se për ta ndihmuar atë në disa çështje ata kanë përfshirë në staf edhe Zv. Ministrin e Jashtëm Efklidis Tsakalotos i cili është edhe profesor i ekonomisë.

Ai pretendon se kreditorët qëllimisht janë duke treguar si objektiv Varufakis për ti ngarkuar atij përgjegjësinë e dështimit . "Varufakis ka merita në qeveri".

- "Duhet të arrihet një marrëveshje me Turqinë në lidhje me çështjen e emigrantëve" -

Tsipras në lidhje me pyetjen për problematikën e emigrantëve duke kritikuar qëndrimin e Evropës në këtë çështje ai theksoi se duhet të arrihet një marrëveshje me Turqinë.

Ai u shpreh se një pjesë e madhe e emigrantëve që vijnë në Greqi janë të nivelit të lartë arsimor dhe se qëllimi i tyre është Evropa. "Ky është një problem i madh, në të njëjtën kohë një sfidë e madhe për Evropën. Kemi arritur të diskutojmë në takimin e Samitit këtë çështje. Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje për ishujt që të mos ndikojë në turizëm. Evropa duhet të pushojë së qenurit e strukur dhe duhet të sigurojë një marrëveshje me Turqinë".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme