Takimi i ministrave të financave të eurozonës në Riga

Kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, theksoi se “këto javët e fundit u bënë bisedime intensive. Ekzistojnë shenja pozitive, por edhe diferenca shumë të mëdha për t’u sheshuar” shtoi ai.

Takimi i ministrave të financave të eurozonës në Riga

”E dimë të gjithë se koha nuk pret. U humb shumë kohë”, tha Dijsselboem duke ia hedhur përgjegjësinë për këtë kryesisht autoriteteve greke.

”I përket palës greke që të marrë vendimet që kërkohen për konkludimin e suksesshëm të negociatave me përfaqësuesit institucionalë”, tha më tej Dijsselbloem.

”Që nga momenti që do të përfundojnë negociatat aktuale, do të fillojnë bisedimet për atë çka do të bëhet pas qershorit, atëherë kur përfundon shtesa katërmujore e afatit që iu dha në muajin shkurt Greqisë”, theksoi ai.

“Mesazhi ynë është shumë i qartë. Duhet të përshpejtojmë duke filluar që sot, të intensifikojmë përpjekjet dhe nuk ka alternativë tjetër për një Greqi të qëndrueshme dhe të lidhur pas eurozonës”, theksoi nga ana e tij Pierre Moscovici, komisioneri europian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare.

Takimi i ardhshëm i eurozonës do të jetë më 11 maj në Bruksel.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme