Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Tadhamon nga Bahrejni kërkon rrugët për të investuar në Turqi

Në Kapitalin e Gjirit që kërkon të investojë në Turqi, ka hyrë edhe një fond tjetër nga Bahrejni.

Tadhamon nga Bahrejni kërkon rrugët për të investuar në Turqi

Pas Investcorp me qendër në këtë vend, edhe Tadhamon Capital e ka kthyer vëmendjen nga Turqia.

Ahmed Sultan, CEO i Tadhamon Capital, që tërheq vëmendjen me investimet në Evropë dhe veçanërisht në Angli tha se “janë duke bërë kërkime në Turqi”.

“Pas investimeve të shumta në rajonin e Evropës, kërkojmë që investimet ti përqendrojmë në vend tjetër dhe për këtë kemi në mendje Turqinë” tha Sultan.

Aksionet e Tadhamon Capital i themeluar në vitin 2008, janë në Bursën e Bahrejnit.

Tadhamon International Islamic Bank që ka filluar aktivitetin në vitin 1995, ka një kapital prej 2.3 bilion dollarë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme