Kina fton Korenë e Veriut në Rrugën e re të Mëndafshit

Kina po kërkon ndihmën e Koresë së Veriut për rilindjen e Rrugës antike të Mëndafshit mes Azisë dhe Evropës, njoftoi agjencia koreanojugore e lajmeve, Yonhap.

Kina fton Korenë e Veriut në Rrugën e re të Mëndafshit

”Ambasadori kinez në Phenian, Li Jinjun, bëri kërkesën gjatë një takimi me zyrtarët koreanoveriorë”, shtoi agjencia e sipërcitur.

”Li parashtroi konceptin dhe vizionin ‘një zonë, një rrugë’ dhe shpreson se dy palët do të punojnë së bashku për të kapur momentin dhe për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar kino-koreanoverior”, thuhet në komunikatën e rastit të ambasadës kineze në Phenian.

Ky projekt, i quajtur zyrtarisht Zona Ekonomike e Rrugës së Mëndafshit, ka për qëllim një lidhje më të ngushtë mes vendeve aziatike, evropiane dhe afrikane dhe pritet të rritë ndikimin kinez në Azinë Qendrore.

Nuk ka ende njoftim për mënyrën sesi i është përgjigjur Pheniani ftesës së Pekinit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme