Kazakistani hedh poshtë propozimin rus për monedhë të përbashkët

Kazakistani hodhi poshtë idenë, propozuar muajin e kaluar nga Presidentit rus, Vladimir Putin, për një monedhë të përbashkët brenda Bashkimit Ekonomik Euroaziatik të formuar nga Moska me ish-republikat sovjetike, theksoi sot një zyrtar i lartë kazak.

Kazakistani hedh poshtë propozimin rus për monedhë të përbashkët

“Të tilla çështje nuk janë në diskutim. Kazakistani ka një qendrim të vendosur dhe të qartë, që përjashton mundësinë për një monedhë të përbashkët brenda Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, deklaroi për shtypin zv/ministri i Ekonomisë, Timur Jaksilikov.

Bashkimi Ekonomik Euroaziatik u formua zyrtarisht në filllim të vitit, në bazë të zonës së tregtisë së lirë, që grupon Rusinë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Armeninë.

Në fund të muajit mars, me rastin e një takimi tripalësh me homologët kazak dhe bjellorus në Astanë, Vladimir Putin kishte bërë propozimin për një monedhë të përbashkët.

Përgjigja e Timur Jaksilikov vjen ndërkohë që marrëdhëniet ekonomike janë ftohur mes Kazakistanit dhe Rusisë, tradicionalisht aleati i tij më i afërt, për shkak të ndikimit të sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore kundër Rusisë për rolin e saj në krizën ukrainase.

Astana kishte ndërprerë gjithashtu në fillim të muajit mars për 45 ditë importet e naftës dhe gazit, që vinin nga Rusia, me qëllim për të mbrojtur tregun e saj të brendshëm kërcënuar nga rënia e rublës.

Rusia iu kundërpërgjigj me vendosjen e një embargoje për prodhimet e qumështit, frutat dhe perimet kazake për të njëjtat arsye.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme