Cipras kërkon daljen nga rrethi vicioz i sanksioneve kundër Rusi

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras në një konferencë të përbashkët shtypi mbajtur të mërkurën me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga rrethi vicioz i sanksioneve të ndërmarra nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë.

Cipras kërkon daljen nga rrethi vicioz i sanksioneve kundër Rusi

Për t’i dhënë fund kësaj krize të thellë në Ukrainë duhet hequr dorë nga rrethi vicioz i sanksioneve, që nuk kontribuojnë në mbrojtjen e të drejtave ndërkombëtare”, deklaroi Cipras.

”Respektimi dhe vënia në zbatim e marrëveshjeve të paqes të Minskut janë çelësi i zgjidhjes së këtij konflikti në lindje të Ukrainës”, shtoi ai.

Cipras ka deklaruar gjithashtu se ekonomia greke ka vuajtur rëndë embargon e ushqimeve nga ana e Rusisë në kuadër të politikës së saj kundër sanksioneve.

Kryeministri grek ka paralajmëruar po ashtu partnerët evropianë për vizitën e tij dyditore në Moskë, në mes të krizës ukrainase, që ka provokuar një zbehje të marrëdhënieve mes BE-së dhe Rusisë.

cipars ne moske”Greqia është një shtet sovran dhe ka të drejtë të pakushtëzuar të ketë politikë ndërkombëtare të shumëllojshme dhe të luajë rol politik si vend evropian, mesdhetar dhe ballkanik”, deklaroi ai.

”Është e nevojshme të ndërtohet dialogu mbi një arkitekturë të re të sigurisë ndërkombëtare. Dhe askush nuk mund ta imagjinojë këtë projekt pa pjesëmarrjen e Rusisë”, theksoi kryeministri grek.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme