Eksportet turke do të kalojnë nga Irani

Firmat turke, të cilat përballen me probleme sigurie dhe financiare për shkak të destabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme, tani mallrat do ti transportojnë përmes Iranit.

Eksportet turke do të kalojnë nga Irani

Eksportet turke, që janë edhe arteria kryesore e ekonomisë së vendit, tashmë do të kenë një itinerar i ri.

Firmat turke, të cilat përballen me probleme sigurie dhe financiare për shkak të destabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme, tani mallrat do ti transportojnë përmes Iranit.

Turqia është një vend që ekonominë e rrit përmes eksportit.

Dhe një nga tregjet prioritare të eksporteve turke është edhe Lindja e Mesme.

Vetëm se trazirat dhe konfliktet e brendshme në vendet e rajonit kanë arritur në përmasa që kërcënojnë itineraret e eksportit.

Kështu që transportuesit turq zgjidhjen alternative e gjetën tek ndryshimi i itinerarit. Transporti transit përmes Iranit fillon më 22 prill, pikërisht në një datë kur Egjipti ka deklaruar se do të prishë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e transportit “Ro-Ro dhe Transit”.

Para fillimit të krizës në Lindjen e Mesme kostoja e transportit për një maunë ishte 2 mijë dollarë, kurse përmes itinerarit që kalonte nga Egjipti kjo kosto kishte arritur deri në 5 mijë dollarë.

Me anë të linjës së re maunat turke do të hyjnë në Iran përmes pikës së kalimit kufitar Dogubeyazit dhe duke ndjekur 3 itinierare të ndara do të shkojnë në Kuvajt, Arabinë Saudite, dhe do të mbërrijnë deri në vendet e Gjirit dhe Afrikës Qendrore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme