Shqipëri - Bien me 13,2 % të ardhurat nga tatimi mbi fitimin

Të ardhurat e realizuara në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin gjatë 2 muajve të parë të vitit 2015 rezultuan 13,2 % më të ulëta në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Shqipëri - Bien me 13,2 % të ardhurat nga tatimi mbi fitimin

Sipas treguesve fiskal të buxhetit, publikuar nga Ministria e Financave të Shqipërisë, gjatë periudhës janar-shkurt 2015 në buxhet u arkëtuan 2 miliardë e 51 milionë lekë nga tatimi mbi fitimin, rreth 921 milionë lekë më pak se planifikimi, ose 31% me pak.

Krahasuar me vitin 2014, gjatë periudhës janar-shkurt 2015 Ministria e Financave të Shqipërisë mblodhi 312 milionë lekë më pak ose 13,2%.

Të gjitha kompanitë (të huaja, ose jo), që janë të regjistruara në regjistrin tregtar dhe paguajnë TVSH, janë subjekt i tatimit mbi fitimin. Tatimpaguesit rezidentë i nënshtrohen tatimit vetëm për të ardhurat e gjeneruara në territorin e Republikës së Shqipërisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme