KE: BE dhe Greqia nuk përmbyllin dot negociatat

Negociatat e Bashkimit Evropian dhe Greqisë vazhduan negociatat jo shumë të thjeshta për listën e reformave, që kushtëzojnë marrjen e ndihmës financiare të Greqisë por ende pa rezultat.

KE: BE dhe Greqia nuk përmbyllin dot negociatat

”Ne ende nuk jemi kemi mbaruar”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit, Margaritis Schinas, në një komunikim për shtyp për përfundimin e listës së masave për rimëkëmbjen e situatës, ku Athina është zotuar t’u nënshtrohet kreditoreve të fondeve (BE, FMN dhe BQE).

”Megjithatë, fakti që ekspertët e të dyja palëve kanë punuar gjithë fundjavën dhe vazhdojnë edhe sot, si Athina ashtu dhe Brukseli, është një shenjë pozitive e vullnetit të tyre për t’u angazhuar në mënyrë kreative”, tha ai.

”Puna bëhet në një gjendje shpirtërore të mirë, por nuk është e thjeshtë, nuk është aspak e thjeshtë”, komentoi eurokomisioneri i Çështjeve Ekonomike, Pierre Moscovici.

”Këtu përfshihet edhe afati kohor pasi mundësitë janë të shumta për mbijetesën ekonomike të Greqisë”, shtoi ai, gjatë një audicioni në komisionin e Parlamentit Europian.

”Të gjithë janë organizuar dhe punojnë ditë e natë”, theksoi Moscovici.

”Qëllimi është të marrim në konsideratë prioritetet e Greqisë, ku qeveria e re e të majtës radikale dëshiron t’i japë fund gjendjes së keqe si edhe respektimin e angazhimeve për rimëkëmbje nga ana e Athinës”, tha ai.

Institucionet kreditore të Greqisë fillimisht duan një listë të plotë të reformave, në bazë të të cilës ministrat e Financave të eurozonës do të mund të hapin rrugë të reja për kredi ndaj vendit, arkat e të cilit janë bosh.

Schinas nuk caktoi një datë për një mbledhje të ardhshme të Eurogrupit, por vetëm për një mbledhje parapregatitore para Pashkëve.

“Qëllimi i negociatave është të sigurojnë që lista të jetë e besueshme dhe globale”, theksoi ai.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, shprehu dje besimin për një “fund të lumtur” të bisedimeve duke thënë se ngelen për t’u saktësuar shumë gjëra.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme