Schulz: Marrëveshja BE-Greqi, e mundshme deri në fund të javës

Në një intervistë të dhënë sot për të përditshmen ”La Repubblica” Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz theksoi se një marrëveshje e vendeve të eurozonës me Greqinë për ndihmën evropiane për Athinën është e mundshme deri në fund të javës.

Schulz: Marrëveshja BE-Greqi, e mundshme deri në fund të javës

Për mendimin tim, deri në fund të javës do të arrijmë në një marrëveshje të re që do të jetë e mjaftueshme për zhbllokimin e financimeve, për të cilat Greqia ka një nevojë urgjente”, deklaroi Schulz.

“Më pas, nuk do ketë më shumë se tre muaj, deri në afatet e ardhshme financiare greke në muajin qershor për të pasur një projekt të besueshëm, të detajuar dhe përfundimtar në bazë të të cilit do të jetë i mundur lançimi i një programi konstruktiv investimesh në Greqi”, theksoi presidenti i Parlamentit Evropian.

Përballur me vështirësi për rimbursimet, ndërkohë që arkat janë pothuajse bosh, Athina pret zhbllokimin e pjesshëm të këstit të kredisë (7,2 miliardë euro) parashikuar në kuadër të zgjatjes së ndihmës financiare të vendosur më 20 shkurt nga evropianë

Schulz, një veteran i politikës evropiane, përfitoi nga kjo intervistë për t’i dërguar disa mesazhe ministrit grek të Financave, Janis Varufaqis , toni aspak diplomatik i të cilit irriton shpesh kolegët e zonës euro.

“Varoufaqis mund të jetë një ekonomist shumë i zoti, por shihet pa asnjë hije dyshimi që atij i mungon eksperienca politike”, theksoi ai.

“Kur shprehesh brenda një forumi ndërkombëtar duhen respektuar opinionet e të tjerëve me formën më minimale dhe elegancë diplomatike.”, nënvizoi Schulz.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme