Shumica e gjermanëve nuk e duan Greqinë në eurozonë

Sipas një sondazhi të botuar të premten më shumë se gjysma e gjermanëve mendojnë se Greqia duhet të largohet nga zona euro.

Shumica e gjermanëve nuk e duan Greqinë në eurozonë

Një sondazh i ”Politbarometer”, i kryer për llogaritë televizionit publik gjerman, ZDF, tregoi se 52 për qind e gjermanëve mendonin se vendi ballkanik duhej të largohej nga eurozona, ndërkohë që 40 për qind e tyre mendonin të kundërtën.

Vetëm për dy javë, opinioni publik gjerman ndryshoi në favor të një “Grexit”.

Vlen të përmendet fakti se 80 për qind e gjermanëve mendonin se qeveria e kryeministrit grek, Aleksis Cipras nuk ishte e sinqertë me partnerët e saj evropianë.

Edhe ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, nuk përjashton një dalje të Greqisë nga zona euro.

“Që nga momenti që përgjegjësia për të vendosur është vetëm e Greqisë, dhe ne nuk e dimë se çfarë ajo mendon të bëjë, nuk mund të përjashtojmë një dalje të Athinës nga zona euro”, deklaroi dje në mbrëmje Schauble në një intervistë për televizionin austriak ORF.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme