Dijsselbloem: Greqia fajëson të tjerët për problemet e saj

“Në Greqi, përgjegjësia e problemeve shumë shpesh ka rënë mbi vendet evropiane dhe Gjermania është bërë viktimë kryesore”, deklaroi të premten Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.

Dijsselbloem: Greqia fajëson të tjerët për problemet e saj

Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem theksoi të premten se Greqia, tensionet e të cilës me Gjermaninë janë shumë të larta, fajëson vendet e tjera evropiane për problemet e saj.

“Në Greqi, përgjegjësia e problemeve shumë shpesh ka rënë mbi vendet evropiane dhe Gjermania është bërë viktimë kryesore”, deklaroi Jeroen Dijsselbloem.

Besoj se gjermanët ka bërë shumë përpjekje për të ndihmuar grekët me kredi të lira”, shtoi Dijsselbloem, gjithashtu ministri holandez i Financave, i cili u shpreh për televizionin holandez NOS në Hagë.

“Mendoj se ne duhet të kemi tashmë një qëndrim konstruktiv dhe të provojmë të përfundojmë programin me Greqinë”, konfirmoi ministri holandez, vendi i të cili ka pikëpamje të afërt me Gjermaninë për çështjen e masave shtrënguese.

Një marrëveshje u arrit në fund të muajit shkurt për zgjatjen me katër muaj të programit të financimit të Greqisë në këmbim të reformave, deri në verë.

Por ky proces ka pasur shumë vonesa, pavarësisht nevojave financiare të vendit, që duhet të rimbursojë gjashtë milirdë euro në pranverë.

Marrëdhëniet gjermano-greke janë bërë shumë të ndjeshme që prej ardhjes në pushtet të qeverisë së majtë radikale të Alexis Cipras në Athinë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme