Davutoglu konsultohet me ekspertët për gjendjen e lirës turke

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu të dielën pati një takim me ekspertë financiarë për të diskutuar mbi kursin e lirës turke përballë dollarit amerikan.

Davutoglu konsultohet me ekspertët për gjendjen e lirës turke

Pas kthimit nga Nju-Jorku, ku zhvilloi takime me investitorë globalë, Davutollu u takua në Ankara me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Turqisë Erdem Bashçe (Erdem Başçı), Kryetarin e Komisionit të Kapitalit të tregut Vahdettin Ertas dhe Zv.nënsekretarin e Thesarit të Shtetit Xhavit Dadash (Cavit Dağdaş).

Në takimin, ku u diskutua për situatën në tregjet e brendshme dhe të huaja, ishte i pranishëm edhe Zv.kryeministri përgjegjës për ekonominë, Ali Babaxhan (Ali Babacan).

Guvernatori Bashçë (Başçı) një ditë më parë ishte kritikuar nga Presidenti Erdoan dhe nga zyrtarë të tjerë të qeverisë sepse Banka Qendrore nuk kishte reaguar për të ulur normën bazë të interesit me qëllim rritjen e prodhimit. Guvernatori ishte mbrojtur duke thënë se një veprim i tillë mund të shkaktonte rritje të inflacionit.

Të premten, lira turke kundër dollarit arriti në 2,64, që është rënia më e madhe e monedhës turke kohët e fundit. Instituti i Statistikave të Turqisë javën e kaluar tha se inflacioni i çmimeve të konsumit në vend është më i ulët nga ajo që analistët kishin parashikuar në muajin shkurt.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme