Moody's: Niveli i depozitave në bankat greke, më i ulëti

"Depozitat e sektorit privat në sistemin bankar grek tani janë në nivelin më të ulët në 10 vite," thuhet në deklaratën e agjencisë ndërkombëtare e kreditit, Moody's.

Moody's: Niveli i depozitave në bankat greke, më i ulëti

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive, Moody's, ka deklaruar se "Greqisë i është ulur niveli i depozitave bankare në monedhën vendase dhe të huaj nga Ba3Caa1".

"Rritja e pasigurisë pas negociatave të kohëve të fundit midis qeverisë greke dhe kreditorëve, ka pasur një ndikim negativ në besimin e investitorëve", njofton agjencia Moody's.

Ajo më tej shton se ekziston rreziku i ngrirjes së depozitave, të cilën do ta zbatonte qeveria greke, vetëm për kufizime të ngjashme kapitale.

"Rreziku imponimit të qeverisë për ngrirjen e depozitave ose kufizime të ngjashme të kapitalit, për të ruajtur stabilitetin financiar, nuk është më i vogël dhe rreziku që paraqet pamundësia e qeverisë për të paguar borxhin e vet," thuhet në deklaratë.

Moody's shton se vlerësimi i rrjedhjes së depozitave private, që nga dhjetori i vitit të kaluar, është rreth 25 miliardë euro. "Depozitat e sektorit privat në sistemin bankar grek tani janë në nivelin e tyre më të ulët në 10 vite," theksohet në deklaratë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme