Ekonomia e Maqedonisë në rritje

Me pagesën edhe të këstit të fundit prej 174 milionë dollarë të borxhit të marr nda FMN-ja, Maqedonia arriti të shlyej borxhin e saj.

Ekonomia e Maqedonisë në rritje

Në ekonominë e Maqedonisë tërheqin vëmendjen zhvillimet e reja.

Ky vend ballkanik me treguesit e mirë ekonomik, arriti të shlyej borxhet ndaj FMN-së.

Me pagesën edhe të këstit të fundit prej 174 milionë dollarë të borxhit të marr nda FMN-ja, Maqedonia arriti të shlyej borxhin e saj.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë dhe Ministri i Financave, Zoran Stavrevski bëri të ditur se më 27 shkurt është paguar edhe kësti i fundit të borxhit të FMN-së, ndërsa shtoi se kanë kursyer rreth 5 milionë euro pasi borxhi është paguar para afatit të caktuar.

Stravrevski gjithashtu tha se në këtë periudhë kur ekonomia e vendit është rimëkëmbë janë duke punuar për të ulur borxhet e jashtme të vendit.

Ministri i Financave Stravrevski bëri të ditur se edhe vlerësimi i agjencisë së kredive “Fitch” të notës së kredisë në “BB+” është tregues i rezultateve të mira të ekonomisë së Maqedonisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme