Greqi - Varufakis: Luftë me të pasurit dhe evazionin fiskal

Ministri grek i Financave, Yanis Varufakis, premtoi të shtunën se do të ishte i pamëshirshëm kundër atyre, që kanë mundësi të paguajnë, duke mos përjashtuar vendosjen e një takse të jashtëzakonshme për të garantuar ekuilibrin buxhetor.

Greqi - Varufakis: Luftë me të pasurit dhe evazionin fiskal

"Ne jemi të angazhuar për të pasur buxhete të ekuilibruara. Nëse unë jam i detyruar për të vendosur një takse të jashtëzakonshme dhe do ta bëj, por kjo do të jetë për ata, që kanë mundësi të paguajnë (…), nuk do të kërkojmë para nga ata, që nuk kanë mundësi", deklaroi ministri Varufakis gjatë një interviste për televizionin grek "Skai".

"Jemi të interesuar për ata, që kanë para dhe nuk kanë paguar kurrë. Ata do të jenë shënjestra jonë dhe do të jemi të pamëshirshëm", shtoi ai.

"Dëshiroj të gjej një zgjidhje për të bërë të paguajnë ata, që kanë para", nënvizoi kryefinancieri grek.

Ministri u kërkoi gjithashtu partnerëve evropianë të ndihmojnë Greqinë, duke reaguar kundër kompanive të tyre, që i shpëtojnë taksave dhe jo vetëm për të na dhënë mësime.

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, njoftoi të shtunën në mbrëmje një sërë masash për të luftuar kundër evazionit fiskal dhe për rritjen e të ardhurave shtetërore, duke u kërkuar taksapaguesve që të paguajnë një pjesë të borxheve të tyre.

"Jemi angazhuar se do të kemi buxhete të balancuara. Ç'do të thotë kjo? Do të thotë se duam të rifitojmë pavarësinë e vendit dhe sovranitetin popullor brenda mureve tona, duke garantuar se kurrë më nuk do të kemi deficite primare", theksoi ministri i Financave të Greqisë, Yanis Varufakis.



Lajme të ngjashme