Tsipras, pasi merr frymë lirshëm, zotohet për më tepër punë

Pas votimit në parlamentin gjerman, për ndihmën financiare për Greqinë, duke e zgjatur atë, Kryeministri grek premtoi se do të punojë më shumë për të ndryshuar Greqinë

Tsipras, pasi merr frymë lirshëm, zotohet për më tepër punë

“Ne do të fillojmë të punojmë fort për të ndryshuar Greqinë, në një Evropë që po ndryshon”, deklaroi Cipras, kreu i partisë së majtë radikale ”Syriza” duke nënvizuar se vota e Parlamentit gjerman ishte një votëbesim i Berlinit në Evropë.

Ka ardhur koha për reformat për të cilat vendi ka nevojë dhe që asnjë qeveri nuk ka kërkuar të bëjë. Deputetët gjermanë hoqën sot pengesën e fundit për ndihmat ndërkombëtare që duhet të jepen për Greqinë duke miratuar me një shumicë dërrmuese një zgjatje për katër muaj të ndihmës vendosur të martën nga evropianët.

Pavarësisht linjës së ashpër miratuar nga Berlini, mbështetur nga veriu i Evropës, por gjithashtu nga disa vende të pjesës jugore përballur me masa shtrënguese, 541 deputetë nga 587 votuan pro zgjatjes së programit të ndihmës deri më 30 qershor, sipas një numërimi përfundimtar nga Bundestagu (Dhoma e Ulët e Parlaemtit).

”Votimi gjerman ka provuar se Evropa mund të shkojë përpara kur ka një vullnet politik, që ajo mund të kapërcejë pengesat dhe të kërkojë rrugë alternative drejt politikave për rritjen ekonomike dhe për t’i dhënë prioritet të ardhmes të popujve të Evropës”, nënvizoi Cipras për ”Euronews”.

“Evropa ka pranuar që Greqia ka kthyer faqen”, theksoi kryeministri grek, i cili fitoi zgjedhjet legjislative të 25 janarit duke kërkuar fundin e masave shtrënguese.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme