Eurogrupi miraton planin e reformave të Athinës

E ndodhur nën barrën e rëndë të borxhit Greqia po i përmbush një e nga një kushtet pas marrëveshjes së fundit që bëri me Eurogrupin, dhe ky i fundit ka miratuar listën e reformave që ka në plan Athina të bëjë.

Eurogrupi miraton planin e reformave të Athinës

Lista e reformave që Greqia ka në plan të realizojë në këmbim të zgjatjes me 4 muaj të programit të borxhit në fillim iu paraqit institucioneve të BE-së dhe FMN-së, pastaj u trajtua nga ministrat e financave të eurogrupit në takim me telekonferencë.

Kjo orvatje e lodhshme përfundoi me miratimin e planit të reformave të Athinës.

Vetëm se për ti ndezur dritën jeshile zgjatjes me 4 muaj të programit të borxhit duhet që marrëveshja të miratohet nga parlamentet e disa vendeve të eurozonës.

Me reformat që ka planifikuar, Greqia duket e vendosur për të luftuar me evazionin fiskal dhe korrupsionin.

Gjithashtu qeveria e re greke planifikon që të rishikojë shpenzimet publike dhe modernizimin e sistemit të pensionimit dhe do të përpiqet që varfërinë në vend ta reduktojë me masa, ndikimi financiar i të cilave nuk është në përmasa serioze.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme