Tubacioni nëpërmjet Turqisë opsion i vëtëm për Rusinë

Putin më 1 dhjetor, ka anuluar zbatimin e projektit, me të cilin çdo vit do të siguronte shpërndarjen e 63 miliardë metra kub të gazit natyror në Evropë përmes Bullgarisë.

Tubacioni nëpërmjet Turqisë opsion i vëtëm për Rusinë

Në të njëjtën kohë, De Jong beson se Putin është duke u përpjekur për të ushtruar presion mbi BE-në dhe të tregojnë fuqinë ndaj disa anëtarëve të saj. "Putin praktikisht bënë përpjekje për ta 'djersitur' BE-në. Me anulimin e 'Rrjedhës së Jugut', nga perspektiva e Putinit, ai tregon çfarë Rusia mund ti bëjë shteteve të caktuara të tilla si Bullgaria, në qoftë se ata nuk janë në përputhje me rregullat e vendosura nga Moska", tha ai.

"Por Putini pas kësaj bën 'show', duke treguar 'butësi' dhe vullnet që me BE-në të bisedoj opsione tjera. Me fjalë tjera, ai është 'i gatshëm' që BE-së ti jap një shans të dytë", shpjegon ai.

De Jong tha se komenti i Putinit për vazhdimin e bashkëpunimit me Turqinë në fakt ka për qëllim të rrisë presionin mbi BE-në, duke ua bërë me dije se ka "rivalë".

Okunev deklaroi se tubacioni i ri përmes Turqisë është bazë për lidhje të ndërsjellët dhe pavarësi të dy vendeve, e cila hap mundësi për zhvillimin e lidhjeve të ngushta ekonomike dhe politike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme