Takimi i Eurogrupit - Shenja të mira për zgjatjen e huas greke

Takimi i Eurogrupit, ku do të diskutohet kërkesa e Greqisë për zgjatjen e marrëveshjes së huas, fillon sot pasdite në Bruksel.

Takimi i Eurogrupit - Shenja të mira për zgjatjen e huas greke

Siç bëhet e ditur nga Uashingtoni, në takimin e ministrave të Financave të Eurozonës do të marrë pjesë edhe drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde.

"Gjithësesi, me shenja pozitive kanë përfunduar dje në mbrëmje vonë punimet e 'Euro Working Group', ku u shqyrtua kërkesa e qeverisë greke", thanë burime diplomatike, që kërkuan të mos identifikoheshin.

Burimet gjithashtu thanë se nuk duket se do të ketë ngërç dhe se ministrat e Financave të Eurozonës do të orientoheshin drejt një zgjidhjeje, që mund të jetë e pranueshme nga tërësia e vendeve anëtare të zonës së euros.

Ndërkohë, Ministria gjermane e Financave vlerësoi dje se kërkesa e depozituar nga ana e Greqisë për zgjatjen e ndihmës nga partnerët e saj evropianë nuk përfaqëson një zgjidhje të qenësishme dhe nuk u përgjigjet kushteve të fiksuara nga zona euro.

"Propozimi i Athinës nuk është i qenësishëm", deklaroi zëdhënësi i ministrisë së sipërcituar, Martin Jager, në një komunikim të shkurtër me median.

"Kjo kërkesë nuk u përgjigjet kushteve të përcaktuara të hënën e kaluar nga Eurogrupi", theksoi ai.

Po dje, Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, zhvilloi biseda telefonike me Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Presidentin francez, François Hollande, për këtë çështje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme