Aeroportet "Ataturk" e "Sabiha Gokçen", më të mëdhenjtë e 2014-s

Dy aeroportet ndërkombëtare të Stambollit, “Ataturk” dhe “Sabiha Gokçen”, nga aspekti i performancës së trafikut të pasagjerëve, kanë rezultuar ata me rritjen më të madhe gjatë vitit 2014.

213268
Aeroportet "Ataturk" e "Sabiha Gokçen", më të mëdhenjtë e 2014-s

Sipas një hulumtimi të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Evropë (ACI EUROPE), Aeroporti “Ataturk” i Stambollit është shpallur aeroporti me rritjen më të madhe në botë në mesin e aeroporteve me mbi 25 milionë pasagjerë, duke rritur me 10,6 për qind trafikun e pasagjerëve; ndërsa “Sabiha Gokçen”, sërish në Stamboll, është shpallur aeroporti me rritjen më të madhe në botë në mesin e aeroporteve të segmentit me 10-25 milionë pasagjerë, duke rritur me 25,4 për qind trafikun e pasagjerëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme