Osborne: Përplasja Greqi - Eurozonë, e rrezikshme për ekonominë

Një përplasje midis Greqisë dhe Eurozonës për borxhin grek mund të shndërrohet me shpejtësi në rrezikun më të madh për ekonominë botërore, deklaroi të mërkurën në mbrëmje ministri britanik i Financave, George Osborne.

Osborne: Përplasja Greqi - Eurozonë, e rrezikshme për ekonominë

"Është e qartë se përplasjet mes Greqisë dhe Eurozonës janë rreziku më i madh për ekonominë botërore", deklaroi Osborne, pasi u takua në Londër me ministrin grek të Financave, Yanis Varufakis.

"Ftoj ministrin grek të veprojë me përgjegjshmëri, por është gjithashtu e rëndësishme që Eurozona të hartojë një projekt më të mirë për vendet e punës dhe zhvillimin", theksoi ai.

"Është një rrezik evident për ekonominë britanike dhe duhet të sigurojmë se në Evropë, ashtu si dhe në Britani, përzgjedhim aftësinë në vend të kaosit", shtoi ministri britanik.

Varufakis u takua me George Osborne në "Downing Street" dhe pas takimit nuk u prononcua për gazetarët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme