KE-ja: Eurozona do të jetë në deflacion gjatë vitit 2015

Eurozona do të jetë në deflacion gjatë vitit 2015, me një rënie mestare vjetore të çmimeve prej 0,1 per qind, bëri të ditur sot Komisioni Evropian (KE).

KE-ja: Eurozona do të jetë në deflacion gjatë vitit 2015

Tendenca pritet të përmbyset në 2016-n, falë një ndikimi më të vogël të çmimeve të energjisë, një kërkese të brendshme më të madhe dhe masave të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për të injektuar likuiditete në ekonomi.

Inflacioni pritet të arrijë një vlerë mesatare vjetore prej 1,3 per qind vitin e ardhshëm në Eurozonë.

Në parashikimin e mëparshëm, në nëntor 2014, KE-ja jepte një rritje mesatare të çmimeve prej 0,8 për qind gjatë gjithë vitit.

Deflacioni karakterizohet nga një rënie e çmimeve në një periudhë të gjatë, që sjell rreziqe për rritjen ekonomike, duke rënduar mbi pagat dhe konsumin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme