Obama për Greqinë: Nuk mund ti "shtrydhim" vendet në recesion

Në një intervistë të publikuar në televizionin CNN, duke iu referuar krizës në Greqi Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se nuk mund të vazhdojmë të shtrydhim vendet që janë në recesion të thellë.

Obama për Greqinë: Nuk mund ti "shtrydhim" vendet në recesion

“Nuk mund të vazhdojmë të shtrydhim vendet që janë në recesion”, deklaroi presidenti Obama, ndërkohë që qeveria e re greke ka shqetësuar kreditorët e saj duke konfirmuar se kërkon rinegocim të borxhit.

“Në një moment të tillë, duhet një strategji për rritjen ekonomike për të mundësuar rimbursimin e borxhit”, shtoi ai.

Presidenti amerikan, Obama pranoi se Greqia kishte një nevojë urgjente për reforma, por është shumë i vështirë fillimi i këtyre ndryshimeve nëse niveli i jetesës ka rënë me 25 për qind. Për një kohë të gjatë, sistemi politik dhe shoqëria nuk mund të durojnë.

Formacioni i të majtës radikale ”Syriza” kërkon rinegocim të borxhit prej 300 miliardë eurosh, e barabartë kjo me rreth 175 për qind të PBB-së. Të shtunën, kancelarja gjermane, Angela Merkel hodhi poshtë çdo fshirje të borxhit.

Presidenti amerikan shtoi se shpresonte që Greqia të qëndrojë në zonën euro, por kjo do të kërkonte kompromisin e të gjitha palëve.

Obama përgjithësisht është shprehur i shqetësuar për përqindjen e ulët të rritjes ekonomike në Evropë.

“Menaxhimi fiskal është i nevojshëm, reformat strukturore janë të nevojshme në shumë prej këtyre vendeve, por ajo që kemi mësuar nga eksperienca jonë në SHBA është mënyra më e mirë për të reduktuar deficitet dhe për të vendosur stabilitetin fiskal”, - deklaroi Obama.

“Kur përballemi me një ekonomi në rënie, duhet të ketë një strategji për rritjen ekonomike dhe jo vetëm përpjekje për të shtrydhur gjithmonë e më shumë një popullsi që vuan”, sipas presidentit amerikan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme