Standard & Poor's: Aftësia kreditore e Greqisë mund të ulet

Agjencia amerikane e vlerësimit të kredive Standard & Poor's (S&P) thotë se politikat e caktuara të qeverisë së re greke nuk janë në përputhje me politikat e arritura mes qeverisë së mëparshme dhe huadhënësve ndërkombëtarë.

Standard & Poor's: Aftësia kreditore e Greqisë mund të ulet

Agjencia amerikane e vlerësimit të kredisë Standard & Poor's (S&P) ka marrë në shqyrtim vlerësimin kreditor të Greqisë me mundësinë e uljes.

Agjencia deklaroi se vlerësimi afatgjatë dhe afatshkurtër i kreditimit në Greqi, që aktualisht është në nivelin B/B, mund të shoqërohet me mundësinë e vlerësimeve negative. Ajo gjithashtu thekson se politikat e caktuara të qeverisë së re greke nuk janë në përputhje me politikat e arritura mes qeverisë së mëparshme dhe huadhënësve ndërkombëtarë.

"Vendimi për vëzhgim tregon qëndrimin tonë, se politika të caktuara ekonomike dhe buxhetore që mbështet qeveria e re greke, e udhëhequr nga partia e krahut të majtë SYRIZA, nuk janë në përputhje me politikat që kanë arritur qeveria e mëparshme dhe kreditorët," thuhet në deklaratën e agjencisë.

Më tej shtohet se në këto rrethana mund të ulet aftësia kreditore e Greqisë. "Sipas mendimit tonë, në qoftë se qeveria e re greke dështon të arrijë marrëveshje me kreditorët për ndihmë të mëtejshme financiare, kjo do ta dobësojë edhe më tej aftësinë kreditore të Greqisë," thuhet në deklaratën e S&P.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme