Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

"Bloomberg": E arsyeshme teza e Ciprasit për borxhet

Agjencia financiare ”Bloomberg” vlerëson si të arsyeshme tezën e Kryeministrit të ri të Greqisë, Aleksis Cipras për mbajtjen e një konference evropiane për borxhet.

"Bloomberg": E arsyeshme teza e Ciprasit për borxhet

“Pas Luftës së Dytë Botërore kreditorët e Gjermanisë e pranuan se shlyerja e plotë e borxheve nga ana e vendit do ta bënte më të vështirë rimëkëmbjen e ekonomisë dhe do të mund të destabilizonte gjithë Evropën. Në vitin 1953, kreditorët ranë dakord të eliminonin rreth 50 për qind të borxheve të Gjermanisë Perëndimore dhe të parashikonin shërbimin e pjesës tjetër të borxhit në varësi të performancë ekonomike. Vendet kredituese u bindën se lehtësimi i borxheve ishte në interesin e tyre”, theksohet në të.

”Gjermania e kundërshton sot shuarjen e borxhit dhe insiston në zbatimin e një shtrëngese të ashpër fiskale, ngaqë shqetësohet se mos një lehtësim i mëtejshëm i borxhit do të inkurajonte shpërdorimet. Rezultatet janë katastrofale. Në Greqi, një në katër njerëz është i papunë, thuajse gjysma e popullsisë është në një situatë varfërie. Kjo torturë e imponuar ekonomike nuk e përmirëson aftësinë e vendeve për të paguar borxhet apo të ndihmojë perspektivat e ekonomisë së BE”, konkludon ”Bloomberg”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme