Rritja e sektorit të informatikës në Turqi, 4 herë më e shpejtë

Ministri turk i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Lutfi Elvan, deklaroi sot se rritja në sektorin turk të informatikës është të paktën 4 herë më e madhe sesa rritja e ekonomisë së Turqisë.

Rritja e sektorit të informatikës në Turqi, 4 herë më e shpejtë

I pranishëm në përurimin e një qendre thirrjesh (call center) në Provincën Çorum, Lutfi Elvan theksoi se këto lloj qendrash garantojnë kontribut madhor në ekonominë e vendit.

“Vitet e fundit kanë shënuar zhvillime të rëndësishme në fushën e informatikës në Turqi. Në botë, sektori i informatikës është transformuar tashmë në lokomotivë të sektorëve të tjerë. Sa i përket Turqisë, zhvillimi i sektorit turk të informatikës është të paktën 4 herë më i madh sesa rritja ekonomike e vendit”, u shpreh ndër të tjera ministri Elvan.

Ai theksoi gjithashtu se numri i të punësuarve në qendrat e thirrjeve në Turqi është mbi 100 mijë persona.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme