Draghi: BQE-ja do blejë 60 mld. euro të borxhit publik e privat

Banka Qendrore Evropiane (BQE) do të blejë deri në 60 miliardë euro të borxhit publik dhe privat, çdo muaj, nga marsi i këtij viti deri në shtator të vitit 2016, deklaroi sot Presidenti i saj, Mario Draghi.

Draghi: BQE-ja do blejë 60 mld. euro të borxhit publik e privat

"Këshilli i Guvernatorëve vendosi të fillojë programin e gjerë të blerjes së aksioneve", theksoi Draghi në një konferencë shtypi në Frankfurt.

Vendimi i BQE-së, një ofensivë monetare, pritej prej kohësh prej saj.

Sakaq, monedha e përbashkët evropiane, euro, ra menjëherë pas deklaratës së Mario Draghit.

Euroja u shkëmbye me 1,1520 dollarë, kundrejt vlerës 1,1592 dollarë sot në mëngjes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme