Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Nafta shënon rekord të ri,bie nën 50 dollarë për fuçi

Në bursën e Nju-Jorkut nafta ka shënuar një rekord të di duke rënë nën 50 dollarë për fuçi, duke thyer kështu rekordin gjashtëvjeçar.

Nafta shënon rekord të ri,bie nën 50 dollarë për fuçi

Pas gjashtë muajsh rënieje, çmimi i naftës arriti të hënën rekordin e pathyer që prej gjashtë vitesh me nën 50 dollarë për fuçi në bursën e Nju-Jorkut, me paqartësitë lidhur me ofertën dhe kërkesën.

Çmimi i fuçisë së referencës (WTI) për shpërndarje në muajin shkurt arriti në 49,95 dollarë për fuçi në orën 16:30 GMT, nivel i paparë që nga 1 maji i vitit 2009, kur çmimi arriti në 48,01 dollarë.

”Tani që tregu u rikthye pas periudhës së festave, investitorët kanë parasysh shumë elementë, përfshirë angazhimin e OPEC-ut për të mbajtur prodhimin në nivele shumë të larta”, deklaroi Bart Melek, shef në ”Commodiety Strategy TD Services”.

”Shohim gjithashtu edhe një prodhim të shtuar në Rusi”, theksoi Melek.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme