KE u kërkon grekëve mbështetjen e reformave për rritjen ekonomike

Komisioneri evropian i Çështjeve Ekonomike, Pierre Moscovici, u kërkoi të hënën zgjedhësve grekë që të mbështesin reformat e domosdoshme për rritjen ekonomike gjatë zgjedhjeve legjislative të parakohshme, që do të zhvillohen në fund të muajit janar.

KE u kërkon grekëve mbështetjen e reformave për rritjen ekonomike

"Një angazhim i madh drejt Evropës dhe një mbështetje e gjërë nga ana e zgjedhësve dhe politikanëve grekë kundrejt procesit të reformave të domosdoshme për rritjen ekonomike janë thelbësore që Greqia tëbëjë progres brenda zonës euro", është shprehur Moscovici, sipas një komunikate.

Ai reagoi për dështimin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës nga Parlamenti grek, duke shkaktuar organizimin e zgjedhjeve legjislative të parakohshme më 25 janar.

Kjo mund të sjellë në pushtet partinë e majtë radikale "SYRIZA", kundërshtare e reformave të vendosura nga kreditorët e trojkës (BE-BQE-FMN).

Fakti që kandidati i qeverisë greke, Stavros Dimas, nuk u zgjodh President është një dështim për Komisionin Evropian.

Një prej zëdhënësve të tij kishte deklaruar në fillim të muajit dhjetor se zgjedhja e Dimas, një ish-komisioner evropian dhe një evropian i bindur, ishte një sinjal i fortë për Evropën.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme