Shkëmbimi tregtar mes Rusisë dhe SHBA-së rritet me 7%

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se edhe vet ishte habitur me të dhënat statistikore që tregojnë se shkëmbimi tregtar mes Rusisë dhe SHBA-së në periudhën e fundit është rritur me 7%.

Shkëmbimi tregtar mes Rusisë dhe SHBA-së rritet me 7%

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se edhe vet ishte habitur me të dhënat statistikore që tregojnë se shkëmbimi tregtar mes Rusisë dhe SHBA-së në periudhën e fundit është rritur me shtatë për qind.

"Shkëmbimi tregtar i Rusisë me vendet e BE-së është zvogëluar për 4,3 për qind. Dhe vetë jam befasuar me të dhënat statistikorë që tregtia jonë me SHBA-në është rritur me shtatë për qind ", tha Putin në një seancë të Parlamentit rus.

Putin theksoi se Rusia ka kapacitet të tejkalojë të gjitha vështirësitë në sektorin ekonomik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme