Rusi – Kompanitë publike shesin 50 miliardë dollarë valutë

Kremlini urdhëroi kompanitë e mëdha publike eksportuese, kryesisht prodhuesit e hidrokarbureve, të shesin një pjesë të rezervave të tyre në valutë që të mbështesin rublën, një shumë që mund të arrijë deri në 50 miliardë dollarë.

157708
Rusi – Kompanitë publike shesin 50 miliardë dollarë valutë

Direktiva iu drejtua kompanive të hidrokarbureve si "Gazprom", "Rosneft" dhe "Zaroubejneft", si dhe prodhuesve të diamantit "Alrosa" dhe "Kristall", bën të ditur sot gazeta ekonomike, "Kommersant".

Moska kërkon nga kompanitë publike të mbledhin valutat e tyre, që kanë grumbullur pas fillimit të tetorit, dhe t’i shesin ato para datës 1 mars.

Disa burime në treg të pyetura nga kjo gazetë vlerësojnë se kjo shumë mund të jetë mes 40 dhe 50 miliardë dollarë, që do të thotë rreth një miliard në ditë.

"Kjo është një shumë e konsiderueshme, që përfaqëson një të katërtën e shkëmbimeve të përditshme mbi rublën në Bursën e Moskës", theksoi "Kommersant"

Që kur Kryeministri rus, Dmitri Medvedev, mblodhi kompanitë e mëdha eksportuese të mërkurën e kaluar për t’i mobilizuar në shpëtimin e rublës ruse, ajo arriti të regjistrojë rritje të konsiderueshme, duke lehtësuar Moskën, e cila po përballet me sanksione të rënda ekonomike perëndimore për shkak të krizës ukrainase dhe një rënie të ndjeshme të çmimit të naftës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme