Rubla ruse shënon rritje përballë dollarit dhe euros

Rubla u vlerësua sot në rritje me hapjen e tregjeve financiare në Moskë, duke vijuar rritjen pas rënies historike në fillim të javës së kaluar.

Rubla ruse shënon rritje përballë dollarit dhe euros

Sot, rreth orës 07:15 GMT, një euro u këmbye me 69,20 rubla kundër 72,46 rubla dhe një dollar me 56,28 rubla ruse kundër 58,55 të premten në mbrëmje.

Në rënie gjithmonë e më shumë të theksuar këto muajt e fundit për shkak të sanskioneve perëndimore dhe rënies së çmimit të naftës, monedha ruse pësoi javën e kaluar një rënie rekord, duke arritur të martën 100 rubla për një euro dhe 80 rubla për një dollar.

Ajo u përmirësua pasi Banka Qendrore e Rusisë dhe në vijim qeveria në Rusi njoftuan masa për ta mbështetur dhe kryesisht duke reaguar në lidhje me çmimin e naftës, burimi kryesor i të ardhurave të shtetit.

Çmimi i naftës mbetet i ulët me 40 për qind në raport me çmimin në fillim të vitit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme