Eurozona zgjat me dy muaj programin e ndihmës për Greqinë

Bordi drejtues i Mekanizmit Evropian të Stabilitetit Financiar (MESF) vendosi t’i akordojë Greqisë një shtesë teknike dymujore për përfundimin e programit të dytë të përshtatjes.

Eurozona zgjat me dy muaj programin e ndihmës për Greqinë

Në vijim të vendimeve të fundit të këshillit të ministrave të eurozonës, bordi drejtues i Mekanizmit Evropian të Stabilitetit Financiar (MESF) vendosi t’i akordojë Greqisë një shtesë teknike dymujore për përfundimin e programit të dytë të përshtatjes, që financohet nga MESF.

Siç njoftohet në komunikatë, vendimi u mor pas kërkesës së ministrit grek të financave, Gjikas Harduvelis.

”Si rezultat i vendimit, 1,8 miliardë eurot e mbetura mund t’i disbursohen Greqisë deri në fund të muajit shkurt. Disbursimi i këstit të fundit të kredisë varet nga finalizimi i suksesshëm i inspektimit të fundit të programit aktual”, vijon komunikata e bordit drejtues të MESF.

”Shtesa teknike e programit për dy muaj i ofron Greqisë kohë që të finalizojë rishqyrtimin aktual me trojkën”, deklaroi kreu i MESF, Klaus Regling, duke shtuar se kjo do të qetësojë tregjet.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme