Putin: Maqedonia mund të jetë në gazsjellësin "New South Stream"

Presidenti rus, Vladimir Putin, në konferencën e djeshme disaorëshe për shtyp, përmendi Maqedoninë dhe Greqinë si alternativa të mundshme përkundrejt Bullgarisë për projektin për transportin e ri të gazit drejt Evropës.

Putin: Maqedonia mund të jetë në gazsjellësin "New South Stream"

Rusia paraprakisht u tërhoq nga projekti për ndërtimin e ”South Stream”-it, gazsjellësi i cili duhej të dërgonte gazin rus përmes Detit të Zi, Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë deri në Austri duke anashkaluar Ukrainën.

Paralajmërimi i ri rus është për ndërtimin e gazsjellësit nën Detin e Zi deri në Turqi.

“Vendimi kryesisht do të varet nga partnerët tanë evropianë. Nëse dëshirojnë në mënyrë të garantuar dhe furnizim absolutisht transparent nga Rusia, të cilat janë absolutisht të domosdoshme dhe pa rreziqe gjatë transportit. Mund të fillojmë të punojmë në gazsjellësin deri në Maqedoni, përmes Greqisë, i cili do të vazhdojë drejt Serbisë dhe do të shkojë deri në Baumgarten, Austri. Nëse nuk e duan, atëherë nuk do ta ndërtojmë. Por, fakt është se nuk ka furnizues më të lirë dhe më të sigurt se Rusia dhe në një të ardhme të afërt as nuk do të ketë”, deklaroi Putin në pyetjen sesi do të zhvilloheshin më tej projektet ruse për eksportin e gazit natyror.

Baumgarten në Austri është qendër e madhe për depozitimin e gazit natyror, që shfrytëzohet për furnizimin e Evropës dhe nëpër të cilin kalon pjesa më e madhe e gazit natyror rus, i eksportuar përmes Ukrainës dhe Bjellorusisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme