SHBA – Çmimi i naftës vazhdon të bjerë

Në bursën e Nju-Jorkut çmimi referues i naftës amerikane për dërgesë në janar të 2015-s është ulur me 2.14 $ dhe tani është 57,81 dollarë.

SHBA – Çmimi i naftës vazhdon të bjerë

Çmimi i naftës në Nju-Jork ka vazhduar të bjerë edhe të premten, duke arritur nivelin më të ulët për pesë vjet e gjysmë pas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Çmimi referues i naftës amerikane për dërgesë në janar të 2015 në bursën e New York-ut është ulur me 2.14 $ dhe tani është 57,81 $.

Ndërkohë ky çmim është niveli më i ulët që është regjistruar nga maji 2009. Rënia e çmimit të naftës është si pasojë e rritjes së prodhimit të naftës, sidomos në SHBA, si dhe nga ulja e kërkesës së dobët për shkak të rritjes së ngadalshme ekonomike në Azi dhe Evropë.

Ulja e çmimeve të naftës ka thyer edhe çmimin e benzinës, naftës dhe karburanteve të tjera. Në fillim të dhjetorit nafta shitej me 65 $ për fuçi ndërsa analizat e reja, të përgatitur nga ekspertët kanadezë thonë se deri në fund të këtij muaji çmimet e naftës në botë do të ulen në rreth 60 $.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme