SHBA – Çmimi i naftës bie në 60 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës vazhdon rënien e tij për shkak të lajmeve negative mbi çmimin, prespektivës në rënie të kërkesës botërore dhe ofertës shumë të bollshme.

SHBA – Çmimi i naftës bie në 60 dollarë për fuçi

Të entjen, në Bursën e Nju-Jorkut u regjistrua një çmim prej 60,53 dollarësh për fuçi, duke kapur nivelin më të ulët që prej korrikut t vitit 2009.

"Posht e më poshtë. Çmimi i naftës me sa duket ende nuk ka gjetur një dysheme", tha Matt Smith i "Schneider Electric".

Tregu i energjisë është prekur nga rritja e lajmeve negative për çmimin dhe sipas ekspertëve të "Commerzbank", kjo gjë do të ulë edhe më shumë çmimin për fuçi.

Në zemër të shqetësimeve të tregjeve mbetet rishimkimi në rënie i konsumit botëror të naftës nga OPEC-u.

Kjo organizatë e 12 vendeve, që prodhojnë një të tretën e naftës në botë, parashikon një kërkesë prej 1,12 milionë fuçi në ditë për vitin 2015 kundrejt një kërkese prej 1,19 milionë fuçi në ditë, që është aktualisht.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme